Një tërmet me magnitudë 8.8 – ndër më të fuqishmit të regjistruar ndonjëherë – goditi më 30 korrik gadishullin Kamçatka në lindjen e Rusisë, duke shkaktuar valë cunami deri në katër metra, dëmtime në ndërtesa dhe duke nxitur alarme e evakuime në rajonin e Oqeanit Paqësor. Gjatë orëve të fundit, disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe urdhra për evakuim në zonat bregdetare. (Përgatiti: Zvjezdan Zhivkoviq)
Cunami pas tërmetit në Rusi

1
Valët e cunamit përmbytën më 30 korrik bregdetin e qytetit Severo-Kurilsk, në rajonin Sahalin të Rusisë, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim te banorët.

2
Ekipet e shpëtimit ndodheshin më 30 korrik në vendin ku një ndërtesë ishte dëmtuar nga tërmeti në gadishullin Kamçatka, në Lindjen e Largët të Rusisë.

3
Evakuim në qytetin japonez Mukava pas lëshimit të një paralajmërimi për cunam, më 30 korrik 2025.

4
Një burrë në një plazh të zbrazët pas paralajmërimit për cunam në Fudhisava, prefektura Kanagava të Japonisë, më 30 korrik 2025.