Një tërmet me magnitudë 8.8 – ndër më të fuqishmit të regjistruar ndonjëherë – goditi më 30 korrik gadishullin Kamçatka në lindjen e Rusisë, duke shkaktuar valë cunami deri në katër metra, dëmtime në ndërtesa dhe duke nxitur alarme e evakuime në rajonin e Oqeanit Paqësor. Gjatë orëve të fundit, disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe urdhra për evakuim në zonat bregdetare. (Përgatiti: Zvjezdan Zhivkoviq)
Cunami pas tërmetit në Rusi

5
Njerëz të mbledhur në parkun Hijorijama vëzhgojnë zonën bregdetare pasi Japonia lëshoi një paralajmërim për evakuim, në qytetin Ishinomaki, më 30 korrik 2025.

6
Kalimtarë në Tokio ndjekin lajmet pas paralajmërimit për cunam, në Japoni, më 30 korrik 2025.

7
Njerëz presin para stacionit hekurudhor në Fudhisava, i cili është mbyllur për shkak të paralajmërimit për cunam, në prefekturën Kanagava të Japonisë, më 30 korrik 2025.

8
Një vajzë kalon pranë një dyqani të mbyllur në Fudhisava, prefektura Kanagava të Japonisë, më 30 korrik 2025.