Forcat e NATO-s në Kosovë kanë shtuar patrullimet e tyre afër kufirit me Serbinë, e cila ka dislokuar automjete të blinduara afër pikës kufitare me Kosovën. Ndërkohë, serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar me kamionë rrugën drejt kufirit, në Jarinjë, teksa pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës po e monitorojnë situatën.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Tensionet në veri përmes fotografive

17
Një burrë duke ecur mes kamionëve që kanë bllokuar rrugën, në Jarinjë. (26 shtator)

18
Një fotografi e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shihet pranë pikës së kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë. (26 shtator)

19
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, në Jarinjë. (26 shtator)

20
Policia e Kosovës duke bërë rojë, në Jarinjë. (26 shtator)