Forcat e NATO-s në Kosovë kanë shtuar patrullimet e tyre afër kufirit me Serbinë, e cila ka dislokuar automjete të blinduara afër pikës kufitare me Kosovën. Ndërkohë, serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar me kamionë rrugën drejt kufirit, në Jarinjë, teksa pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës po e monitorojnë situatën.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Tensionet në veri përmes fotografive

21
Një helikopter i NATO-s duke fluturuar, pranë një flamuri të Serbisë, në Jarinjë. (26 shtator)

22
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës duke patrulluar mes kamionëve, në Jarinjë. (26 shtator)

23
Kamionët e përdorur nga serbët lokalë për të bllokuar rrugën, në Jarinjë. (26 shtator)

24
Avionë luftarakë të Serbisë duke fluturuar në afërsi të pikëkalimit kufitar me Kosovën, në Jarinjë. (26 shtator)