Forcat e NATO-s në Kosovë kanë shtuar patrullimet e tyre afër kufirit me Serbinë, e cila ka dislokuar automjete të blinduara afër pikës kufitare me Kosovën. Ndërkohë, serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar me kamionë rrugën drejt kufirit, në Jarinjë, teksa pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës po e monitorojnë situatën.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Tensionet në veri përmes fotografive

13
Ushtarë të Serbisë duke vështruar në një fushë, në Rudnicë. (27 shtator)

14
Automjete të ushtrisë së Serbisë, të pozicionuara në Rudnicë. (27 shtator)

15
Pjesëtarë të ushtrisë serbe duke vëzhguar, në Rudnicë. (27 shtator)

16
Automjete duke lëvizur nëpër një rrugë, pranë një autoblinde të ushtrisë serbe, në Rudnicë. (27 shtator)