Forcat e NATO-s në Kosovë kanë shtuar patrullimet e tyre afër kufirit me Serbinë, e cila ka dislokuar automjete të blinduara afër pikës kufitare me Kosovën. Ndërkohë, serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar me kamionë rrugën drejt kufirit, në Jarinjë, teksa pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës po e monitorojnë situatën.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Tensionet në veri përmes fotografive

9
Patrulla të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në Jarinjë. (27 shtator)

10
Automjete të pjesëtarëve hungarezë të KFOR-it, në Jarinjë. (27 shtator)

11
Një automjet ushtarak serb, i pozicionuar në skaj të një rruge, në fshatin Rudnicë, afër qytetit të Rashkës, në Serbi. (27 shtator)

12
Ushtarë serbë duke qëndruar pranë një automjeti të blinduar, në Rudnicë. (27 shtator)