Organizata Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina kanë organizuar lëshime me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë për t’u shpërndarë dhurata fëmijëve në këtë spital. Disa alpinistë janë veshur si superheronjë dhe janë takuar me fëmijët. Fushata ka për qëllim mbledhjen e fondeve për shërimin e fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Superheronjtë vizitojnë fëmijët në spital

5
Dy alpinistë duke u lëshuar me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

6
Tri gra bëhen gati për t’u lëshuar me litarë.

7
Disa aktivistë të veshur me rroba të ndryshme argëtojnë fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

8
Disa aktivistë të veshur me rroba të ndryshme u shpërndajnë dhurata fëmijëve të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.