Organizata Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina kanë organizuar lëshime me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë për t’u shpërndarë dhurata fëmijëve në këtë spital. Disa alpinistë janë veshur si superheronjë dhe janë takuar me fëmijët. Fushata ka për qëllim mbledhjen e fondeve për shërimin e fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Superheronjtë vizitojnë fëmijët në spital

9
Dy alpinistë të veshur si Batman duke u lëshuar me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

10
Një grua e veshur me kostumin e Superwoman (Supergrua) përshëndet një fëmijë në spital.

11
Një grua e veshur si Batman duke folur më një fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

12
Dy alpinistë të veshur si mjekë lëshohen me litarë dhe argëtojnë fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.