Sulmet në Kiev përmes fotografive
Së paku pesë civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa ruse në Kiev më 10 tetor, tha ndihmësministri i Brendshëm i Ukrainës. Shpërthime janë regjistruar edhe në qytete të tjera të Ukrainës: Dnipro, Lviv dhe Ternopil. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Në këto sulme së paku gjashtë automjete morën flakë dhe dhjetëra të tjera u dëmtuan, shkroi në Facebook, Rostislav Smirnov, ndihmës i ministrit të Brendshëm ukrainas.

2
Disa automjete duke u djegur si pasojë e sulmeve me raketa ruse që goditën kryeqytetin ukrainas, mëngjesin e 10 tetorit.

3
Zjarrfikësit duke shuar zjarrin e përhapur si pasojë e sulmeve me raketa ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

4
Automjete të dëmtuara afër vendit ku ndodhën sulmet me raketa mëngjesin e 10 tetorit në Kiev.
Facebook Forum