Sulmet në Kiev përmes fotografive
Së paku pesë civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa ruse në Kiev më 10 tetor, tha ndihmësministri i Brendshëm i Ukrainës. Shpërthime janë regjistruar edhe në qytete të tjera të Ukrainës: Dnipro, Lviv dhe Ternopil. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Në rrugë shihet trupi i një personi të vrarë nga sulmet me raketa, në Kiev. Shërbimet e emergjencave thanë se ka disa të vrarë dhe të plagosur.

6
Disa persona duke ofruar ndihmën e parë për të plagosurit në sulmet me raketa.

7
Ekipet e emergjencës shihen në terren duke ofruar ndihmë për të plagosurit.

8
Një grua e plagosur në sulmet me raketa ruse mëngjesin e 10 tetorit në Kiev.
Facebook Forum