Rusia lëshon breshëri raketash mbi Ukrainë
Mëngjesin e 9 marsit Rusia sulmoi me raketa objektiva në të gjithë Ukrainën, nga Harkivi në veri, në Odesa në jug dhe Zhytomyr në perëndim. Sulmet dëmtuan ndërtesa dhe infrastrukturën, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona. Sulme pati edhe në Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Trupat e të vrarëve në një sulm ushtarak rus në një stacion autobusi në Herson më 9 mars 2023.

2
Një ndërtesë duke u djegur si pasojë e sulmeve ruse me raketa.

3
Një shtëpi duke u djegur në Herson nga sulmet ruse me raketa më 9 mars.

4
Sulmi me tri raketa ruse, të lëshuara në Ukrainë nga rajoni rus i Belgorodit, goditi Harkivin në mëngjesin e hershëm të 9 marsit.