Rusia lëshon breshëri raketash mbi Ukrainë
Mëngjesin e 9 marsit Rusia sulmoi me raketa objektiva në të gjithë Ukrainën, nga Harkivi në veri, në Odesa në jug dhe Zhytomyr në perëndim. Sulmet dëmtuan ndërtesa dhe infrastrukturën, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona. Sulme pati edhe në Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Punonjësit e emergjencave shuan zjarrin në automjete në vendin e sulmit rus në Kiev.

6
Një zjarrfikës duke shuar zjarrin që u shkaktua nga sulmet ruse me raketa.

7
Dritaret e thyera të ndërtesave pranë vendit të sulmit me raketa në Kiev.

8
Tymi pranë dy largpërçuesve të energjisë elektrike pas sulmit me raketa në Kiev, më 9 mars 2023. Sulmet dëmtuan ndërtesa dhe infrastrukturën, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona.