Askush nuk e di saktësisht se sa njerëz u vranë gjatë Spastrimit të Madh të Stalinit, por thuhet se shifra shkon në më shumë se 1 milion. Gjatë periudhës 1937-38, policia sekrete e Stalinit ka ekzekutuar më shumë se 1.000 njerëz në ditë, shumicën e tyre duke i vrarë me një të shtënë në pjesën e prapme të kokës. Fotot tregojnë disa prej viktimave në ditët e tyre të fundit.
Spastrimi i Madh i Stalinit
1
Nikolai Vasiliyevich Abramov: Rus; i lindur më 1890 në fshatin Lukerino. U arrestua më 5 tetor 1937. U ekzekutua më 21 tetor 1937.
2
Aleksandra Ivanovna Chubar: Armene; e lindur më 1903 në Artemivsk, Donetsk Oblast, Ukrainë. U arrestua më 4 korrik të vitit 1938. U dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 28 gusht të vitit 1938.
3
Aleksei Zheltikov: Rus, i lindur në vitin 1890. U qëllua më 1 nëntori të vitit 1937.
4
Boris Nikolayevich Rozenfeld: Rus; i lindur më 1908 në Shën Petersburg. I arrestuar 31 janar 1935. U vra më 13 korrik të vitit 1937.