Sllovenia ballafaqohet me njërin ndër zjarret më të mëdha ndonjëherë
Në Pllajën Karstike të Sllovenisë, pranë kufirit me Italinë, një zjarr i madh ka përfshirë më shumë se 2.000 hektarë pyje - ndërsa në pjesën italiane, ka humbur jetën një police, e cila ishte angazhuar vullnetarisht për mbrojtjen e civilëve. Sipas përllogaritjeve të autoriteteve sllovene dhe raportimeve të mediave, ky është njëri ndër zjarret më të mëdha ndonjëherë në Slloveni. Zjarri është përhapur nga Italia në Slloveni dhe është vënë në kontroll përkohësisht, por situata është ndërlikuar përsëri.

9
Njëri ndër helikopterët e ushtrisë sllovene në një operacion zjarrfikës, më 21 korrik.

10
Një helikopter mes shtëllungave të tymit, gjatë luftimit me zjarret, në kufirin me Slloveninë, i parë nga Rupa, Itali, më 20 korrik.

11
Njerëzit duke shikuar nga Kështjella e Mirenit, e rrethuar nga tymi, në Slloveni, më 20 korrik.

12
Flakët e zjarreve të egra pranë shtëpive në Miren, Slloveni, më 20 korrik.