Sllovenia ballafaqohet me njërin ndër zjarret më të mëdha ndonjëherë
Në Pllajën Karstike të Sllovenisë, pranë kufirit me Italinë, një zjarr i madh ka përfshirë më shumë se 2.000 hektarë pyje - ndërsa në pjesën italiane, ka humbur jetën një police, e cila ishte angazhuar vullnetarisht për mbrojtjen e civilëve. Sipas përllogaritjeve të autoriteteve sllovene dhe raportimeve të mediave, ky është njëri ndër zjarret më të mëdha ndonjëherë në Slloveni. Zjarri është përhapur nga Italia në Slloveni dhe është vënë në kontroll përkohësisht, por situata është ndërlikuar përsëri.

13
Zjarrfikësit sllovenë duke fikur zjarret e egra afër fshatit Kostanjevica na Krasu, në Slloveni, më 20 korrik.

14
Flakët duke u përhapur gjatë natës në një pyll afër fshatit Novelo, Slloveni, më 21 korrik.

15
Pylli i djegur nga zjarri i egër afër fshatit Kostanjevica na Krasu, Slloveni, më 20 korrik.