"Kështu duket çmenduria": Rusia intensifikon sulmet ndaj Bahmutit
Sulmet e furishme të forcave të Moskës për marrjen e kontrollit të qytetit të shkatërruar të Bahmutit po intensifikohen. Raportimet për sulme të këmbësorisë, si ato gjatë Luftës së Parë Botërore, kanë lënë fusha të mbuluara me ushtarë të vdekur rusë. (Përgatiti: Albina Kastrati)

5
Edhe komandantët ukrainas thonë se obsesioni i Rusisë me Bahmutin është i habitshëm.
"Ushtarakisht, Bahmuti nuk ka asnjë rëndësi strategjike", tha së voni Oleksandr Syrskiy, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës.
"Ushtarakisht, Bahmuti nuk ka asnjë rëndësi strategjike", tha së voni Oleksandr Syrskiy, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës.

6
Ushtarët ukrainas gjatë patrullimit në Bahmut më 12 janar.
"Por, ai ka një rëndësi psikologjike", tha Syrskiy, për shkak të një sërë humbjesh të mëparshme në fushëbetejë të shkaktuara nga trupat ukrainase në rajonin veriperëndimor të Harkivit dhe në rajonin jugor të Hersonit.

![Marrja e qytetit në kontroll "do të ishte simbolike për armikun," tha Syrskiy. "Prandaj, [Rusia] po përpiqet në çdo mënyrë të marrë kontrollin e këtij qyteti."](https://d1yincorlhuzr9.cloudfront.net/058a0000-0aff-0242-bfc0-08daf3d8144a_w1024_q10_s.jpg)
7
Marrja e qytetit në kontroll "do të ishte simbolike për armikun," tha Syrskiy. "Prandaj, [Rusia] po përpiqet në çdo mënyrë të marrë kontrollin e këtij qyteti."

8
Ushtarët ukrainas gjatë patrullimit pranë Bahmutit.
Bahmuti ndodhet rreth 700 kilometra në lindje të Kievit dhe rreth 80 kilometra në veri të kryeqytetit rajonal, Donjeckut. Ai ishte ndër vendet ku u zhvilluan luftimet e para në vitin 2014, kur Rusia nxiti për herë të parë një kryengritje të armatosur të fshehtë për të marrë kontrollin e një pjese të Donbasit.