"Kështu duket çmenduria": Rusia intensifikon sulmet ndaj Bahmutit
Sulmet e furishme të forcave të Moskës për marrjen e kontrollit të qytetit të shkatërruar të Bahmutit po intensifikohen. Raportimet për sulme të këmbësorisë, si ato gjatë Luftës së Parë Botërore, kanë lënë fusha të mbuluara me ushtarë të vdekur rusë. (Përgatiti: Albina Kastrati)

9
Një ushtar ukrainas duke gatuar në një vendstrehim në Bahmut.
I njohur atëherë si Artemivsk, qyteti u rimor nga luftëtarët e mbështetur nga Rusia në korrikun e vitit 2014 nga forcat e qeverisë ukrainase. Ai u riemërua Bahmut në vitin 2016, dhe është rindërtuar në masë të madhe që atëherë, duke shërbyer si një vend i rëndësishëm tregtar dhe qendër lidhëse për njerëzit që vinin dhe shkonin nga pjesët e Donbasit që kontrolloheshin nga formacionet e mbështetura nga Rusia.

10
Një infermier ushtarak duke pritur brenda automjetit të tij në Bahmut.
Qyteti është kërcënuar në mënyrë indirekte gjatë disa muajve, veçanërisht pasi forcat ruse në fillim të korrikut i zmbrapsën trupat ukrainase nga qytetet binjake të Severodonjeckut dhe Lisiçanskut, 60 kilometra në verilindje. Autostrada që të çonte nga Bahmuti ishte një rrugë kyç furnizimi për trupat ukrainase.

11
Një banore duke ecur pranë një ndërtese të shkatërruar në Bahmut.

12
Themeluesi dhe pronari i grupit Vagner, biznesmeni Yevgeny Prigozhin, sinjalizoi muajin e kaluar se Bahmuti ishte një prioritet strategjik, megjithëse ai sugjeroi gjithashtu se shkatërrimi i trupave ukrainase ishte, po ashtu, një objektiv i tyre.