Tre persona kanë vdekur në një sulm me thikë në qytetin francez, Nicë, ka thënë policia. I dyshuari është ndaluar pak pas sulmit. Kryetari i Nicës, Christian Estrosi, ka thënë se gjithçka çon drejt “sulmit terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”. Estrosi u ka thënë gazetarëve se i dyshuari i sulmit, ka bërtitur "Allahu Akbar" (Zoti është më i madhi) edhe pasi është arrestuar nga policia, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Rrugët e Nicës pas sulmit

1
Një grua është mbështetur në një makinë të policisë pranë vendit të sulmit.

2
Ekipet e forenzikës në vendin e sulmit në bazilikën Notre-Dame.

3
Tre persona kanë vdekur në një sulm me thikë në qytetin francez, Nicë, ka thënë policia.

4
Pjesëtarët e ekipeve speciale të policisë vëzhgojnë vendin pas sulmit.