Tre persona kanë vdekur në një sulm me thikë në qytetin francez, Nicë, ka thënë policia. I dyshuari është ndaluar pak pas sulmit. Kryetari i Nicës, Christian Estrosi, ka thënë se gjithçka çon drejt “sulmit terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”. Estrosi u ka thënë gazetarëve se i dyshuari i sulmit, ka bërtitur "Allahu Akbar" (Zoti është më i madhi) edhe pasi është arrestuar nga policia, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Rrugët e Nicës pas sulmit

5
Policia franceze siguron rajonin ku ka ndodhur sulmi.

6
Metodat e këtij sulmi "përkojnë me ato të përdorura në vrasjen e mësuesit Samuel Paty", tha kryetari i Bashkisë së Nicës, duke iu referuar vrasjes së një mësuesi të historisë që ndodhi dy javë më parë pranë Parisit.

7
Policia gjithashtu konfirmoi se disa persona janë plagosur.

8
Policia siguron ambientet e Kishës në Nicë.