Tensione në veri
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.

5
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në afërsi të ndërtesës komunale në Zveçan. Ata gjenden atje që nga 26 maji, kur u rritën tensionet në veri, pas hyrjes në ndërtesat komunale të tkryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

6
Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e mbledhura në Zveçan.

7
Pjesëtarët e KFOR-it kanë vendosur disa gardhe metalike afër ndërtesës komunale në Leposaviq.

8
Një makinë e blinduar e KFOR-it në rrugët e Zubin Potokut.