Tensione në veri
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.

9
KFOR ka shtuar praninë në tri komunat në veri të Kosovës.

10
Pjesëtarët e KFOR-it në rrugët e Leposaviqit.

11
Forca të shtuara të NATO-s në veri. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë "hapa të njëanshëm dhe destabilizues".

12
Pjesëtar të KFOR-it në rrugët e Zubin Potokut.