Tensione në veri
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.

1
Serbët duke protestuar në Zubin Potok më 29 maj.

2
Grupe të serbëve lokalë dhe përfaqësues të Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë - të mbledhur para ndërtesës së komunës në Zveçan.

3
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duke biseduar me pjesëtarë të KFOR-it në Zveçan. Ai i ka kërkuar KFOR-it që të mos lejojë kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat komunale dhe të tërhiqen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

4
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës para ndërtesës së komunës së Zveçanit.