Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Palestinezët jetojnë në rrënojat e Gazës

1
Palestinezët e familjes Zawaraa kanë ndezur qirinj dhe qëndrojnë në çadrën që kanë ngritur në rrënojat e shtëpive të tyre, që u shkatërruan nga sulmet ajrore të Izraelit, gjatë luftimeve mes Izraelit dhe palestinezëve në Gaza. 25 maj, 2021.

2
Një berber palestinez qeth një person pranë rrënojave të ndërtesave të shkatërruara në qytetin e Gazës. 25 maj, 2021.

3
Mansour Abu Gadeen (majtas) dhe dy djemtë e tij, Mostafa dhe Mohamedi (djathtas), më 27 maj kanë bërë këtë fotografi në shtëpinë e tyre në Gaza që është shkatërruar.

4
Gazetari palestinez, Alaa Shamali, 35 vjeç, shtëpia e të cilit u shkatërrua më 2014 gjatë konfliktit mes Izraelit dhe grupit militant, Hamas, pozon pranë rrënojave të ndërtesës ku jetonte së fundmi në Gaza. 25 maj, 2021.