Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.
Palestinezët jetojnë në rrënojat e Gazës

5
Palestinezët mblidhen rreth një zjarri pranë shtëpive të tyre të shkatërruara në, Beit Hanoun, në veri të Rripit të Gazës. 26 maj, 2021.

6
Palestinezët mblidhen rreth një zjarri së bashku me familjet e tyre, në Beit Hanun më 26 maj, 2021.

7
Palestinezët qëndrojnë në çadra të improvizuara, që i kanë ngritur pranë rrënojave të shtëpive të tyre të shkatërruara në Gaza. 23 maj, 2021.

8
Mofeed Sabit, 64 vjeç, është ulur në një divan, që qëndron mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara në Magazzi. Rripi i Gazës, 24 maj, 2021.