Rrafsh me tokë: Vendbanimet ukrainase të shkatërruara nga pushtimi
Dikur shtëpi e dhjetëra mijëra banorëve, sot vendbanime të tëra ukrainase janë bërë rrafsh me tokë. Këto fotografi të qyteteve, qytezave dhe fshatrave të bëra para dhe pas pushtimit rus të vitit 2022 tregojnë shkallën e shkatërrimit nga lufta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një plllakë me mbishkrimin e mirëseardhjes në Vuhledar, rajoni Donjeck, e parë në një fotografi të mëhershme pa datë.
Qyteti i minierave të qymyrit ishte shtëpi e rreth 14.000 njerëzve para pushtimit rus të vitit 2022.
Qyteti i minierave të qymyrit ishte shtëpi e rreth 14.000 njerëzve para pushtimit rus të vitit 2022.

6
Një pamje nga lart e Vuhledarit në shkurtin e vitit 2023. Qyteti është shkatërruar kryesisht nga granatimet, por mbetet nën kontrollin e Ukrainës që nga janari i vitit 2024.

7
Shtëpi në Privillja, një qytet me rreth 6500 banorë në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.
Kjo foto është bërë në prill të vitit 2022 kur Privillja ishte një vendbanim i vijës së parë të frontit, por kryesisht nuk ishte dëmtuar.
Kjo foto është bërë në prill të vitit 2022 kur Privillja ishte një vendbanim i vijës së parë të frontit, por kryesisht nuk ishte dëmtuar.

8
Ajo çfarë ka mbetur nga një lagje periferike e Privilljas fotografuara në qershor të vitit 2022, në të njëjtin muaj që forcat ruse pretenduan se e kishin pushtuar qytetin.