Rrafsh me tokë: Vendbanimet ukrainase të shkatërruara nga pushtimi
Dikur shtëpi e dhjetëra mijëra banorëve, sot vendbanime të tëra ukrainase janë bërë rrafsh me tokë. Këto fotografi të qyteteve, qytezave dhe fshatrave të bëra para dhe pas pushtimit rus të vitit 2022 tregojnë shkallën e shkatërrimit nga lufta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Një kishë ortodokse në fshatin Bohorodihne, rajoni Donjeck, fotografuar në vitin 2009.

10
Rrënojat e Bohorodihnes të fotografuara në dhjetor të vitit 2022 pasi u humbën dhe më pas u rimorën nga forcat ukrainase disa herë gjatë atij viti.

11
Qendra e Mariupolit, një qytet në rajonin e Donjeckut që dikur ishte shtëpi e rreth 420.000 njerëzve, fotografi e bërë në vitin 2019.

12
I njëjti kryqëzim në Mariupol i fotografuar në prill të vitit 2022 pas marrjes së qytetit nga forcat ruse.