Pushtimi rus i Ukrainës: Një vit nëpër foto
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Yana Bachek ngushëllohet nga partneri i saj, Yevhen Vlasenko, dhe nëna e saj, Lyubov Hubareva, teksa qan mbi trupin e babait të saj, Viktor Hubarev, 79 vjeç, i cili u vra nga sulmet në Harkiv më 18 prill 2022.

14
Ekipet e pastrimit duke u përgatitur të punojnë në vendin ku ka ndodhur një sulm rus në Kiev më 28 prill 2022, në të cilin u vra gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych. Kohët e fundit, Hyrych ishte zhvendosur në ndërtesën e banesës. Të paktën 10 persona të tjerë thuhet se u plagosën në sulmin, i cili goditi pas takimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

15
Trupat e 11 ushtarëve rusë të shtrirë në tokë në fshatin Vilkhivka, të rimarrë nga forcat ukrainase më 9 maj 2022.

16
Oksana Balandina, 23 vjeç, bartet nga bashkëshorti i saj, Viktor, në një spital në Lviv më 13 maj 2022. Oksana humbi të dyja këmbët dhe katër gishtat e dorës së majtë kur një predhë shpërtheu pranë shtëpisë së saj.
"Kishte një shpërthim. Ndjeva një zbrazëti në këmbët e mia menjëherë pas kësaj. Po përpiqesha të shikoja përreth dhe pashë se nuk kishte më këmbë -- vetëm kocka, mish dhe gjak", rikujton ajo.
"Kishte një shpërthim. Ndjeva një zbrazëti në këmbët e mia menjëherë pas kësaj. Po përpiqesha të shikoja përreth dhe pashë se nuk kishte më këmbë -- vetëm kocka, mish dhe gjak", rikujton ajo.