Pushtimi rus i Ukrainës: Një vit nëpër foto
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17
Olena duke qarë pranë trupit të burrit të saj, Oleksiy, i cili vdiq gjatë granatimeve në Harkiv më 26 maj 2022.
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Olena duke qarë pranë trupit të burrit të saj, Oleksiy, i cili vdiq gjatë granatimeve në Harkiv më 26 maj 2022.
Olena duke qarë pranë trupit të burrit të saj, Oleksiy, i cili vdiq gjatë granatimeve në Harkiv më 26 maj 2022.

18
Anëtarët e familjes duke shikuar ekipet e shpëtimit teksa punojnë për t'i shpëtuar të afërmit e tyre që janë nën rrënojat e një ndërtese banimi të dëmtuar nga një sulm ushtarak rus në qytetin Chasiv Yar, në rajonin e Donjeckut, më 10 korrik 2022.

19
Një vajzë e re duke mbajtur qenin e saj, përshëndet gjyshërit e saj nga një tren evakuimi që niset nga Pokrovski, në rajonin e Donjeckut, më 2 gusht 2022.
Qeveria ukrainase lëshoi një urdhër për banorët që të largoheshin nga rajoni i Donjeckut nga shqetësimi se mund të mos kishte qasje në furnizimet me ngrohje, energji elektrike apo edhe ujë të pastër për banorët e tij.

20
Njerëzit duke pushuar në një plazh ndërsa tymi dhe flakët ngrihen nga një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin e okupuar të Krimesë në Ukrainë, më 9 gusht 2022.