Pushtimi rus i Ukrainës: Një vit nëpër foto
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Një jetim 5-muajsh, i shpëtuar nga qyteti i rrethuar i Sumyt, duke fjetur në karrocën e tij në qendrën "Zemra e Qytetit të Kievit" (Kyiv City Heart Center), më 20 mars 2022.

10
Një burrë duke kaluar me biçikletë jo larg tij shihen flakët dhe tymi që dalin nga zjarri pas një sulmi rus në Harkiv më 25 mars 2022.

11
Një ushtar ukrainas duke ecur pranë mbetjeve të avionit transportues Antonov An-225 Mriya, më 2 prill 2022.
Mriya, i cili kishte qenë avioni më i madh në botë, u shkatërrua nga një sulm rus më 27 shkurt gjatë luftimeve në aeroportin Antonov në Hostomel. Mriya, që do të thotë "ëndërr" ose "frymëzim", ishte e dashur nga entuziastët e aviacionit në mbarë botën.

12
Vlad Tanyuk, 6 vjeç, duke qëndruar pranë varrit të nënës së tij, Ira Tanyuk, në oborrin e shtëpisë në periferi të Kievit më 4 prill 2022. Vdekja e nënës së tij erdhi si pasojë e urisë dhe stresit nga pushtimi rus.