Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati. Autoritetet thonë se 12 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe 353 të tjerë janë plagosur në trazirat, që u shkaktuan nga dyfishimi i çmimit të gazit të lëngshëm.
Protesta vdekjeprurëse në Kazakistan

9
Një mur i krijuar nga forcat e sigurisë në perimetrin përreth Pallatit Presidencial në Nur- Sultan. Kryeqyteti i Kazakistanit ka qenë relativisht i qetë pasi dhuna vdekjeprurëse ka përfshirë Almatin.

10
Trupat ushtarake në sheshin kryesor, Sheshi i Republikës, në Almati më 6 janar.

11
Zyra e kryetarit të bashkisë në Almaty duke u djegur mbrëmjen e 5 janarit.

12
Protestuesit mbajnë helmeta të stilit ushtarak, Almati më 5 janar.