Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati. Autoritetet thonë se 12 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe 353 të tjerë janë plagosur në trazirat, që u shkaktuan nga dyfishimi i çmimit të gazit të lëngshëm.
Protesta vdekjeprurëse në Kazakistan

13
Dhjetëra ushtarë të paidentifikuar të mbledhur ndërsa dëgjohen të shtëna armësh në qendër të Almatit, më 6 janar 2022.

14
Një kamion zjarrfikësish duke u djegur në Almati, më 5 janar.

15
Një burrë kalon pranë dyqanit të parfumeve "French House" në Almati më 6 janar. Forcat e sigurisë në Kazakistan thonë se kanë vrarë dhjetëra protestues antiqeveritarë në Almati. Autoritetet thonë se 12 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe 353 janë plagosur në trazirat, që u shkaktuan nga dyfishimi i çmimit të gazit të lëngshëm.