Imazhet e publikuara nga ushtria ruse tregojnë trupa ushtarake duke u nisur për në Kazakistan mes protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në vendin e Azisë Qendrore. Më 6 janar, gjithashtu, u pa personel i shtuar ushtarak i paidentifikuar që gjuante me armë automatike në qendër të qytetit Almati. Autoritetet thonë se 12 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe 353 të tjerë janë plagosur në trazirat, që u shkaktuan nga dyfishimi i çmimit të gazit të lëngshëm.
Protesta vdekjeprurëse në Kazakistan

5
Dëmtimet brenda zyrës së kryetarit të bashkisë të qytetit Almati, 5 janar 2022.

6
Zyrës së kryetarit të bashkisë, në qendër të qytetit Almati, iu vu flaka më 6 janar pasi ishte sulmuar dhe plaçkitur nga protestuesit një ditë më parë.

7
Një pemë Krishtlindjesh e rrëzuar brenda një dyqani të grabitur, Almati.

8
Një burrë para zyrave që po digjen të transmetuesit shtetëror të Kazakistanit, Almati, 6 janar.