Tensione gjatë protestës së veteranëve
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë protestës kanë hyrë të hënën në oborrin e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Protesta e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ishte paraparë të mbahej në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.
1
Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve pasi ata kaluan rrethojat dhe u futën në oborrin e Kuvendit.
2
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë të hënën në oborrin e Kuvendit të Kosovës teksa kanë qenë duke protestuar në Prishtinë.
3
Në Prishtinë po protestojnë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 
4
Pamje nga protesta e veteranëve para Kuvendit.
Facebook Forum