Tensione gjatë protestës së veteranëve
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë protestës kanë hyrë të hënën në oborrin e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Protesta e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ishte paraparë të mbahej në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.

5
Protesta e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK) ishte paraparë të mbahej para Kuvendit, në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.

6
Një protestues i revoltuar shihet duke shqelmuar dyer në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

7
Policia e Kosovës në përpjekje për të mbajtur rendin gjatë protestës së thirrur nga OVL e UÇK-së.

8
Pensioni i veteranëve është i njëjtë me pagën minimale në Kosovë, por në projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës për rritje të kësaj page, nuk është përfshirë edhe rritja e pensionit të veteranëve.
Facebook Forum