Punëtorët kërkojnë t'iu vlerësohet mundi
Më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorët e sektorit privat protestuan në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira të punës. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, tha se për shkak të kushteve të këqija, mijëra punëtorë po ikin nga Kosova. Ai tha se nga Qeveria e Kosovës nuk kërkojnë lëmoshë, por “kërkojmë që djersa jonë të paguhet”. Në Prishtinë u mbajt edhe një protestë tjetër, ku u kërkua barazi në shoqëri. Protesta punëtorët kanë mbajtur edhe në Shkup, Beograd dhe Sarajevë.

5
Protestuesit thanë se për shkak të kushteve jo të mira të punës, mijëra punëtorë po kërkojnë që të largohen nga Kosova.

6
Një qytetare fotografon protestuesit të cilët marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar, që gjendet përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

7
Organizatorët e protestës thanë se mbi 2,000 persona çdo ditë aplikojnë për viza në ambasadat në Kosovë, me qëllim që të gjejnë një punë më të mirë jashtë vendit.

8
Sindikalistët thanë se janë të zhgënjyer me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi kanë pritur më shumë nga ai.