Çdo fundvit banorët e fshatit Pjetërshan të Gjakovës, bashkohen për t’i zbukuruar e ndriçuar oborrin e Kishës Shën Jozefi dhe një pjesë të fshatit. Në mënyrë të organizuar banorët mbledhin mjete për të blerë gjësendet e nevojshme për dekorin e fshatit për një atmosferë sa më festive për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Me pemë të zbukuruara plot drita e oborr të ndriçuar, Kisha Shën Jozefi ka hapur dyert. Edhe vizitorët në fshatin e dritave nuk mungojnë në këto ditëfestash.
Pjetërshani, fshati i dritave

5
Një pamje nga larg e Kishës Shën Jozefi në fshatin Pjetërshan të Gajkovës në prag festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

6
Fshati Pjetërshan në Gjakovë edhe këtë vit ka vazhduar traditën e dekorimit dhe ndriçimit për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri.

7
Oborri i Kishës Shën Jozefi në Pjetërshan tashmë ka pamje festive.

8
Drita në formë të një saje që tërhiqet nga dreri në oborrin e Kishës Shën Jozefi në Pjetërshan, Gjakovë.