Çdo fundvit banorët e fshatit Pjetërshan të Gjakovës, bashkohen për t’i zbukuruar e ndriçuar oborrin e Kishës Shën Jozefi dhe një pjesë të fshatit. Në mënyrë të organizuar banorët mbledhin mjete për të blerë gjësendet e nevojshme për dekorin e fshatit për një atmosferë sa më festive për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Me pemë të zbukuruara plot drita e oborr të ndriçuar, Kisha Shën Jozefi ka hapur dyert. Edhe vizitorët në fshatin e dritave nuk mungojnë në këto ditëfestash.
Pjetërshani, fshati i dritave
9
Vizitorët shijojnë pamjen e bukur që ka marrë fshati Pjetërshan nga dekori me drita për festat e fundvitit
10
Vizitorë në Pjetërshan...
11
Stolisja e mjediseve të Kishës dhe fshatit bëhet nga vetë banorët.
12
Vizitorë të ndryshëm e vizitojnë Pjetëshanin këto ditë për festat e fundvitit dhe mahniten me bukurinë e tij.