Çdo fundvit banorët e fshatit Pjetërshan të Gjakovës, bashkohen për t’i zbukuruar e ndriçuar oborrin e Kishës Shën Jozefi dhe një pjesë të fshatit. Në mënyrë të organizuar banorët mbledhin mjete për të blerë gjësendet e nevojshme për dekorin e fshatit për një atmosferë sa më festive për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Me pemë të zbukuruara plot drita e oborr të ndriçuar, Kisha Shën Jozefi ka hapur dyert. Edhe vizitorët në fshatin e dritave nuk mungojnë në këto ditëfestash.
Pjetërshani, fshati i dritave

1
Shtëpizë druri si pjesë e dekorit plot drita të fshatit Pjetërshan për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri.

2
Një fermë e vogël e improvizuar si pjesë e zbukurimeve të përvitshme në fshatin Pjetërshan, të Gjakovës.

3
Me pemë të zbukuruara plot drita e oborr të ndriçuar, Kisha Shën Jozefi ka hapur dyert edhe për vizitorë.

4
Kënd i dekoruar brenda oborrit të Kishës së Pjetërshanit nga banorët e fshatit për festat e fundvitit.