Përplasjet politike lënë Prishtinën pa transport publik
Banorët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, janë detyruar që të hënën të bëjnë zgjidhje alternative në mungesë të transportit publik. Qeveria në detyrë dhe zyrtarët komunalë vazhdojnë të mos i kursejnë që disa muaj akuzat ndaj njëri-tjetrit për situatën e komplikuar me financat në komunë. Por, një gjë dihet: Komuna e Prishtinës e ka miratuar me vonesë buxhetin për vitin 2025, dhe rrjedhimisht Ministria e Financave e ka hartuar një version të buxhetit për të. Pjesa tjetër është histori…
1
Autobusët të parkuar të hënën nëpër bazat e tyre...
2
... ndërsa stacionet kryesisht bosh.
3
Autobusët e vetëm që janë parë në kryeqytet ishin ata të linjave që çojnë në Fushë Kosovë ose Obiliq, komuna ngjitur me Prishtinën.
4
Rëndom linjat e transportit publik shfrytëzohen nga studentët, nxënësit, pensionistët dhe banorë tjerë të Prishtinës. Për pensionistët, transporti është falas.