Pasojat e sulmit vdekjeprurës të Rusisë në Kiev
- Serhiy Nuzhnenko
- AP
- Reuters
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.

Një djalë mban një mace në duar duke dalë nga rrënojat e një ndërtese banimi që u godit nga një sulm me raketë ruse në një qark të Kievit.
Një ushtar ukrainas e bart në krah një grua të plagosur duke e nxjerrë nga shtëpia e saj, e cila u godit nga sulmi rus në Kiev.
Një ushtar ukrainas e bart në krah një grua të plagosur duke e nxjerrë nga shtëpia e saj, e cila u godit nga sulmi rus në Kiev.

Mjekët ukrainas e mjekojnë një burrë të plagosur pas një sulmi me raketë balistike ruse në Kiev.

Shpëtimtarët punojnë në vendin e një ndërtese banimi të goditur nga një raketë balistike ruse në Kiev.
Ata nxituan për t'i nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesës, duke i dëgjuar tingujt e telefonave celularë, në përpjekje për t'i gjetur ata.