Në katedrale e kisha të rrënuara, në rrugë e llogore, të krishterët ortodoksë në Ukrainë festuan më 16 prill Pashkët. Ukraina është nën pushtimin e forcave ruse qysh nga shkurti i vitit të kaluar. (Përgatiti: Valona Tela)
Mes rrënojave, ukrainasit festojnë Pashkët
1
Një besimtare ndez një qiri gjatë një ceremonie në Katedralen Volodymyrsky në Kiev.
2
Ushtarë ukrainas ndezin qirinj pas një shërbimi për forcat e armatosura ukrainase në Katedralen e Shën Michaelit në Kiev.
3
Prifti ortodoks, Serhiy, qëndron brenda një kishe të rrënuar në fshatin Lukashivka, rajoni i Çernihivit.
4
Mitropoliti Epiphanius I, kreu i Kishës Ortodokse të Ukrainës, spërkat me ujë të shenjtë ushtarët ukrainas në Katedralen e Shën Michaelit në Kiev.