Në katedrale e kisha të rrënuara, në rrugë e llogore, të krishterët ortodoksë në Ukrainë festuan më 16 prill Pashkët. Ukraina është nën pushtimin e forcave ruse qysh nga shkurti i vitit të kaluar. (Përgatiti: Valona Tela)
Mes rrënojave, ukrainasit festojnë Pashkët

5
Prifti Serhiy spërkat me ujë të shenjtë besimtarët gjatë një shërbese për Pashkët ortodokse, përpara një kishe të rrënuar në fshatin Lukashivka.

6
Besimtarët e mbledhur për të festuar Pashkët ortodokse në fshatin Lukashivka.

7
Serhiy Nayev (djathtas), komandant i forcave të përbashkëta të ushtrisë së Ukrainës, feston Pashkët Ortodokse me ushtarë, në një postbllok afër kufirit me Bjellorusinë.

8
Një ushtar ukrainas mban në duar një qiri të ndezur dhe një tortë tradicionale të Pashkëve.