Imazhe nga lart: Shkatërrimet nga luftimet mes Izraelit dhe Hamasit
Imazhe të bëra nga lart tregojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet e ndërsjella mes izraelitëve dhe palestinezëve. Militantët e Hamasit nisën sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor, që çoi në një përgjigje të ashpër nga autoritetet izraelite, që kanë bombarduar pareshtur Rripin e Gazës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Palestinezët duke kërkuar për të mbijetuar dhe viktima nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga sulmet izraelite në Khan Younis, në Rripin e Gazës, 16 tetor 2023.

2
Dëmet e shkaktuara të fotografuara nga lart pas depërtimit masiv nga njerëz të armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës në Kibbutz Beeri, në Izraelin jugor, 11 tetor 2023.

3
Një pamje nga lart tregon veturat e braktisura të pjesëmarrësve të festivalit në vendin ku ndodhi sulmi në Festivalin Nova nga njerëz të armatosur të Hamasit nga Gaza, afër kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës, në Izraelin jugor, 12 tetor 2023.

4
Automjete të djegura të pjesëmarrësve të Festivalit Nova të para nga lart.