Imazhe nga lart: Shkatërrimet nga luftimet mes Izraelit dhe Hamasit
Imazhe të bëra nga lart tregojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet e ndërsjella mes izraelitëve dhe palestinezëve. Militantët e Hamasit nisën sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor, që çoi në një përgjigje të ashpër nga autoritetet izraelite, që kanë bombarduar pareshtur Rripin e Gazës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Njerëzit duke punuar për të hequr mbeturinat ndërsa kërkojnë për trupat e palestinezëve nga familja al-Muqayed, pas sulmeve izraelite në shtëpinë e tyre, në Rripin qendror të Gazës, 17 tetor 2023.

6
Shtëpi dhe ndërtesa të shkatërruara nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës, 10 tetor 2023.

7
Një tjetër pamje e shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës, 10 tetor 2023.

8
Sulmet izraelite e kanë kthyer në gërmadhë kampin e refugjatëve al-Shati (Beach), në qytetin e Gazës, 12 tetor 2023.