Rihapet Observatori i Prishtinës
Në kryeqytetin e Kosovës më 13 korrik u rihap Observatori i Prishtinës. Ky observator për herë të parë ishte themeluar më 1977 dhe kishte qenë funksional deri në vitet ’80. Hapja e Observatorit u bë me ndihmën e Komunës së Prishtinës dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Observatori apo Kupola Vrojtuese do të jetë e hapur për qytetarët dhe për kryerjen e vëzhgime qiellore dhe kërkimeve shkencore nga Klubi i Astronomëve të Kosovës.

5
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë hapjes së Observatorit të Prishtinës. Komuna e Prishtinës dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, kanë ndihmuar në funksionalizimin e Observatorit.

6
Një person shikon përmes teleskopit të vendosur në Observatorin e Prishtinës. Kur u hap për herë të parë ky Observator më 1977 përdorte një teleskop sovjetik, por sot aty gjendet një teleskop i prodhimit amerikan.

7
Një vajzë e vogël shikon fotografitë e Hënës të ekspozuara në ndërtesën e Observatorit të sapohapur.

8
Një person shikon përmes teleksopit të vendosur në Observatorin e Prishtinës. Ky teleskop është i llojit Meade.