Rihapet Observatori i Prishtinës
Në kryeqytetin e Kosovës më 13 korrik u rihap Observatori i Prishtinës. Ky observator për herë të parë ishte themeluar më 1977 dhe kishte qenë funksional deri në vitet ’80. Hapja e Observatorit u bë me ndihmën e Komunës së Prishtinës dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Observatori apo Kupola Vrojtuese do të jetë e hapur për qytetarët dhe për kryerjen e vëzhgime qiellore dhe kërkimeve shkencore nga Klubi i Astronomëve të Kosovës.

9
Qytetarët, por edhe studiuesit e gjithësisë do të mund të kryejnë vrojtime nga Observatori i Prishtinës.

10
Fotografi dhe informacione të vendosura në muret e Observatorit të Prishtinës.

11
Pamje e Prishtinës nga dritaret e Observatorit, që gjendet në qendër të kryeqytetit.

12
Në vitin 2018, Klubi i Astronomëve të Kosovës mori nën menaxhim dhe si detyrë rihapjen e Observatorit të Prishtinës.