Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Viti 2020 përmes fotografive

17
Policia në Hong Kong në korrik të vitit 2020, teksa arreston një person gjatë protestave kundër një ligji të ri për sigurinë. (EPA-EFE/MIGUEL CANDELA)

18
Protestuesit përleshen me policinë pranë Asamblesë Kombëtare të Serbisë, që gjendet në Beograd, më 8 korrik, 2020. Protestuesit kundërshtuan orën policore gjatë fundjavës, masë e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Protesta më 8 korrik u mbajt pavarësisht se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar se kjo masë mund të hiqet, për shkak të pakënaqësisë së shprehur nga qytetarët një ditë më parë. Skena kaotike u panë në Beograd më 7 korrik, ku mijëra persona kundërshtuan masën e vendosur nga autoritetet. Në këto protesta u arrestuan rreth 20 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me policinë, që përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët hyn në ambientet e parlamentit. (ANDREJ ISAKOVIC/AFP)

19
Të burgosurit talibanë lirohen nga burgu në Kandahar të Afganistanit më 12 korrik, 2020. Këta të burgosur ishin pjesë e shkëmbimit të të burgosurve të 5,000 talibanëve me 1,000 të burgosur të tjerë. Ky shkëmbim i të burgosurve, sipas Qeverisë afgane, u bë para se të nisnin bisedimet ndërafgane në Kabul, si pjesë e marrëveshjes ndërmjet talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara që u arrit në Doha të Katarit shkurtin e kaluar. Deri më tani, Qeveria afgane ka liruar 1,000 nga 5,000 të burgosurit talibanë dhe talibanët kanë liruar dhjetëra të burgosur. (EPA-EFE/MUHAMMAD SADIQ)

20
Një grua tregon dëmin që është shkaktuar në shtëpinë e saj nga bombardimet nga forcat armene në rajonin Tovuz të Azerbajxhanit më 14 korrik, 2020. Luftimet në afërsi të kufirit Armeni-Azerbajxhan shpërthyen në korrik, që qenë luftimet më serioze ndërmjet këtyre dy shteteve, që prej vitit 2016. (AP Photo/Ramil Zeynalov)