Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Viti 2020 përmes fotografive

21
Një arushë, që është vendosur në një tavolinë në Prishtinë më 23 korrik, 2020, kishte për qëllim që të shtyjë njerëzit të mbajnë distancën fizike, teksa autoritetet në Kosovë vendosën masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. (Armend NIMANI / AFP)

22
Fëmijët luajnë pas shiut të madh që ra në Karaçi të Pakistanit më 26 korrik, 2020. (Shahzaib Akber/EPA-EFE).

23
Një protestues mban në duar një fotografi të kryeministrit bullgar, i cili në këtë fotografi ka një maskë të vendosur të kartëmonedhës prej 500 eurove. Këta qytetarë morën pjesë në protestën anti-qeveritare në Sofja më 29 korrik, 2020, ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë. (Nikolay Doychiov/AFP).

24
Hoda Kinno, 11 vjeçe, evakuohet nga xhaxhai i saj Mustafa, më 4 gusht, 2020, pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit. Familja Kinno, është nga Alepo e Sirisë. Hoda gjatë shpërthimit theu qafën dhe kishte edhe lëndime të tjera trupore, ndërkaq motra e saj, Sedra 15 vjeçe, vdiq nga ky shpërthim masiv. (AP Photo/Hassan Ammar)