Agjencia e lajmeve AFP ka dy fotografë të saj me përvojë, që janë duke punuar në të dyja anët e konfliktit të vazhdueshëm midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Fotografitë nga pala armene janë bërë nga Aris Messinis, ndërsa Bulent Kilic ka dërguar pamje nga Azerbajxhani. Luftimet midis dy vendeve, për kontrollin e Nagorno Karabakut, kanë shpërthyer më 27 shtator.
Në vijën e parë të frontit në Nagorno Karabak
13
Një fshatar arrin në shtëpinë e shkatërruar të një fqinji në rajonin Martakert të Nagorno Karabakut - 15 tetor, 2020.
14
Një burrë shikon një gropë të shkaktuar nga predhat, në një rrugë në Terter, pranë vijës së parë të frontit - 18 tetor, 2020.
15
Një ushtar i plagosur në një spital jashtë Stepanakertit, më 14 tetor.
16
Mikhail Ismailov del nga një strehë pranë shtëpisë së tij, e ndërtuar për mbrojtje nga predhat dhe raketat - 14 tetor, 2020.