Agjencia e lajmeve AFP ka dy fotografë të saj me përvojë, që janë duke punuar në të dyja anët e konfliktit të vazhdueshëm midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Fotografitë nga pala armene janë bërë nga Aris Messinis, ndërsa Bulent Kilic ka dërguar pamje nga Azerbajxhani. Luftimet midis dy vendeve, për kontrollin e Nagorno Karabakut, kanë shpërthyer më 27 shtator.
Në vijën e parë të frontit në Nagorno Karabak
1
Një ushtar armen në vijën e frontit, derisa trupat luftojnë për t'i mbajtur pozicionet - 18 tetor, 2020.
2
Një ushtar azerbajxhanas në Xhabrajil, pasi qyteti është kapur nga forcat etnike armene, më 16 tetor.
3
Oficeri i pensionuar i policisë armene, Genadiy Avanesyan, 73 vjeç, në kërkim të gjësendeve të mbetura në shtëpinë e tij në Stepanakert, e cila është goditur rëndë nga granatimet, më 10 tetor. Stepanakerti është qyteti kryesor i Nagorno Karabakut, i cili ka pasur rreth 55,000 banorë përpara luftimeve të fundit.
4
Një banor mes rrënojave, derisa ekipet e shpëtimit kërkojnë të afërmit e tij në Ganja - qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit - 17 tetor, 2020.